VIDEO/3 protestues lihen në burg, Bardhi: Rama po i vendos damkën Shqipërisë,...

VIDEO/3 protestues lihen në burg, Bardhi: Rama po i vendos damkën Shqipërisë, atë të burgosjes politike

42
0
Shares

Pasi ka vazhduar me torturat ndaj tyre, gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e arrestit me burg për tre nga 37 protestuesit e arrestuar pas protestës të opozitës më 13 prill.

Gjykata ka lënë me masën  ‘arrest në burg’ për Armando Gecaj, Edmond Bushin dhe Eneid Gjatën. Ndërkohë që për 2 të tjerë vendosi ‘arrest shtëpie’ dhe 32 të tjerët ‘detyrim paraqitje’.

Gjatë seancës Prokuroria kërkoi burg për 16 prej tyre, ndërsa për 21 të tjerët ‘detyrim paraqitje’. Pas dhënies së vendimit, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka thënë se të arrestuarit po mbahen në burg se janë kundërshtarë politik të Edi Ramës.

Asnjëri prej të arrestuarit nuk kanë kryer asnjë akt dhune gjatë protestës. Ata janë burgosur politikisht për shkak se janë kundërshtar politik të Edi Ramës. Edi Rama po vendos një damkë politike atë të vendosjes së burgjeve politike.

Edi Rama të jetë i sigurt se aq më shumë të burgosur do të këtë në burg, aq më shumë do të ketë në protesta për të kërkuar largimin e një qeveri anti-kushtetuese.”,-tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi nga Gjyakata Penale: Koha e burgosjeve ka mbaruar siç ka mbaruar edhe qeverisja ilegjitime e Edi Ramës.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 16 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY