Punime në rrjet, OSHEE: Ja zonat në kryeqytet pa energji elektrike

Ndaje

OSHEE ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme do të ketë disa punime në rrjet.

Si pasojë, disa zona në kryeqytet do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00-15:00.

Njoftimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme (e hënë) 15 prill, do të kryhen punime për rikonstruksionin e disa kabinave në kryeqytet, në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave dhe vendosjen e pajisjeve të reja të cilat do të rrisin cilësinë e furnizimit me energji elektrike.
Orari i punimeve
09:00-14:00, pa energji: rruga “Ylbere Bylykbashi” rruga e Kavajës pjesërisht.
09:00-15:00, pa energji: rruga “Bardhyl”, rruga “Ali Visha” pjesërisht, zona midis rrugës “Karl Gega” dhe rrugës “Siri Kodra” pjesërisht.

Loading...

Leni një përgjigje