FOTO/Pirg me plehra te Syri i Ciklopit, të rinjtë së bashku “shpëtojnë” natyrën

Ndaje

Fotografi i njohur i peisazhit dhe jo vetëm Fation Plaku, me hërët denoncoi një skandal të ndodhur në një nga atraksionet më të bukura të vendit tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai tregonte pamjet e frikshme të ndotjes tek Syri i Ciklopit, ku një pirg i madh me plehra ishin lënë aty prej disa ditësh.

Publiée par Fation Plaku sur Samedi 13 avril 2019

“Skandal me hedhjen e mbeturinave ne Syrin e Cikllopit. Kerrabe 
Hedhja e mbeturinave eshte bere nje problem shqetesues ne gjithe vendin, por te hidhen mbeturinat nga njerez qe dalim per te shijuar natyren e mrekullushme kjo eshte skandaloze.  Jam skandalizuar kur pashe nje grumbull plerash prane Syrit te Cikllopit.
I bej thirrje te denonconi ne organet kompetente keta Grupe ose shoqata ( individe) qe ndotin natyren. Duhet te filloje urgjentisht vendosja e gjobave dhe denimeve!
Ti hiqet licensa perfundimisht Udherrefyesit dhe Shoqates ose Grupit qe ka marre persiper shoqerimin e ketyre personave,-shkruante ai në rrjetet sociale.

Mënjëherë pas shqetësimit të ngritur, një grup të rinjsh kanë pastruar të gjithë zonën ditën e djeshme, e cila për fat të mirë shpëtoi per pak nga kthimi ne nje vend grumbullimi plehrash.

 

 

Loading...

Leni një përgjigje