EMRI/Burri i deputetes së PS-së emërohet Prokuror në Tiranë

EMRI/Burri i deputetes së PS-së emërohet Prokuror në Tiranë

60
0
Shares

Bledar Valikaj është emëruar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës.

Me 5 vota pro,  emërimi i KLP vendosi dhënien e statusit të prokurorit për Valikaj, bashkëshorti i deputetes së PS-së Ermonela Felaj në mbledhjen e datës 25 mars.

Bashkëshorti i ish-ministres Ermonela Felaj është emëruar prokuror ndonëse nuk është magjistrat. Ky është vendimi i Gjykatës Administrative, e cila ka urdhëruar KLP të emërojë prokuror bashkëshortin e ish-ministres Bledar Valikaj.

Kujtojmë se më herët, në 2015 Presidenti Nishani, pasi kreu verifikimet e tij, e rrëzoi “me heshtje” propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke refuzuar në këtë mënyrë emërimin e bashkëshortit të deputetes socialiste Felaj në detyrën e “prokurorit”.

Nishani i kishte mohuar Bledar Valikajt dekretimin si prokuror në rrethin gjyqësor të Kukësit me arsyetimin se nuk ishte magjistrat, pra nuk kishte përfunduar shkollën e magjistraturës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY