DETAJE/Kapen rreth 91 kg kokainë në Maltë, me destinacion Durrësin

DETAJE/Kapen rreth 91 kg kokainë në Maltë, me destinacion Durrësin

61
0
Shares

Një sasi e madhe droge është kapur në portin e Maltës, ndërsa burimet thonë se ngarkesa do të transportohej drejt Durrësit.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia dhe departamenti i drogës, bëhët fjalë për 91.25 kg kokainë e cila ishte e fshehur në tre kontejnerë në  Freeport.

Kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

Droga ishte paketuar në shtatëdhjetë e gjashtë paketa dhe në treg do arrinte vlerën e rreth 10.3 milionë euro.

Herët në mëngjes në njësinë e monitorimit doganor të kontejnerëve janë përzgjedhur disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve fillestare, u vërejtën parregullsi në tre kontejnerë, i cili vuri në dukje narkotikët e fshehur në njësinë e kompresorit të ftohësit. Një kërkim fizike konfirmoi dyshimin”,- tha departamenti.

Operacioni vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY