Babë e bir rrahin ish-dekanin në Korçë, gruaja apelon: Ka 8 qepje, hera e 2-të që e dhunojnë

Ndaje

Një ngjarje e shëmtuar dhune është regjistruar këtë të hënë në Korçë, ku dy persona babë e bir kanë rrahur me sende të forta ish dekatin e universitetit të Korçës Ilo Mele.

Policia i arrestoi shtetasin Agron dhe Gjergji Murataj, babë e birë dhe persona të njohur për precedentë të mëparshëm penalë. Këta të fundit e kanë goditur ish dekanin me dru kokës duke e çuar në spital me 8 të qepura.

KONFIKTI

Përplasja ka ndodhur për shkak të një toke, që sipas autorëve është e tyrja pasi ia ka lënë gjyshi së bashku me dokumenta.

“Toka eshte e jona. E ka patur gjyshi shume vite me pare. Me dokumenta te rregullta. Nuk do lejojme qe te na e marrin. E pranojme dhunen dhe e kemi bere me vetedije te plote. Do i shkojme te drejtes deri ne fund. Tokat i kemi nga gjyshi me dokumentat e vjetra.”-mësohet të jenë shprehur përpara hetuesve dhunuesit e ish dekanit.

Bashkëshortja e Ilo Meles, në një prononcim për median ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë e dhunës.

Gjykata i liroi. Ndjehemi të rrezikuar për jetën. E dhunua me dru në kokë dhe ka 8 qepje. Është në gjendje të rënduar psikologjike”.

Loading...

Leni një përgjigje