Vdiq gruaja e Sllobodon Millosheviqit

Vdiq gruaja e Sllobodon Millosheviqit

58
0
Shares

Vdiq sot në Rusi Mirjana Markoviq, gruaja e kriminelit serb të Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Sipas mediave serbe, ajo vdiq rreth orës 15.00 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Ish-shefja i JUL-it ka pasur disa operacione në vitet e fundit. Ajo ka qenë në spital në Rusi javën e kaluar dhe gjendja e saj karakterizohej si e vështirë, por jo e rrezikshme për jetën.

Gjykata e Apelit në Beograd kohët e fundit hoqi vendimin me të cilin  Markoviq u dënua me një vit burg për shpërdorim detyre në ndarjen e apartamenteve shtetërore dhe urdhëroi përsëritjen e gjykimit.

Në vitin 2005, Serbia lëshoi një urdhër për Markoviq, i cili është ende në fuqi. Ajo gëzonte statusin e refugjatit politik në Rusi dhe nuk mund të arrestohej.

Ndërsa i shoqi ishte President, ajo vetë ishte kryetare partie, pjesemarrese aktive ne diktaturen gjakatare serbe.
Mira Markoviq ka jetuar per gati dy dekada ne Rusi, e mbrojtur nga regjimi i Putinit, perfituese e pasurive e fshehura ashtu si oligarket ruse ne bankat misterioze te Qipros.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY