Shehaj nga Rumania: Vetëm me protesta mund të futen në burg politikanët...

Shehaj nga Rumania: Vetëm me protesta mund të futen në burg politikanët e korruptuar

40
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj, në një vizitë në Rumani ka qenë pjesë e disa takimeve dhe diskutimeve mes politikanësh europianë.

Përmes një statusi në Facebook ai shprehet se Rumania ka luftuar me sukses korrupsionin, dhe kjo duke nxjerrë përpara drejtësisë politikanët e korruptuar.

Shehaj thekson se ministrat e korruptuar ne Shqipëri arrestohen vetëm me protesta.

Postimi i Shehajt:

Të dashur miq, sot kam qenë pjesë e disa takimeve dhe diskutimeve mes politikanësh europianë në Rumani, organizuar nga IRI. Mësime të vyera për Shqipërinë.

Rumania dhe vendet e tjera, që kanë luftuar me sukses korrupsionin, dëshmojnë një të vërtetë: po nuk u futën politikanët e korruptuar në burg, nuk ka asnjë shpresë për qeverisje të mirë.

Ka vetëm një mënyrë si luftohet korrupsioni: nxjerrjen para drejtësisë të politikanëve të korruptuar. Një kryeministër, ministër apo ish-minisitër në burg, është kura e vetme kundër korrupsionit.

Kjo mund të arrihet vetëm nëse të gjithë ngrihemi për të kërkuar fundin e pandëshkueshmërisë për korrupsionin dhe krimin.

Është e mundur që politikanët të fusin në burg kolegët e tyre të korruptuar? Po, nëse kanë presionin opinion publik. Vetëm populli mund ta arrijë këtë gjë.

Ndaj ftoj të gjithë shqiptarët, miq, mbështetës, të afërm, qytetarë të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë të bashkohemi kundër korrupsionit, nesër në orën 18:00 në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY