Meta kritikon Ligjin e Arsimit të Lartë: Vonesa e ‘Kartës së Studentit’...

Meta kritikon Ligjin e Arsimit të Lartë: Vonesa e ‘Kartës së Studentit’ e pajustifikueshme

44
0
Shares

Presidenti Ilir Meta, në një reagim të fundit, ka kritikuar edhe njëherë Ligjin për Arsimin e Lartë, që sipas insititucionit të Presidencës, ka probleme dhe vështirësi për të siguruar një funksionim sa më të mirë, cilësor dhe të aksesueshëm të universiteteve publike.

Presidenti Meta e ka ilustruar këtë fakt me vonesën e pajisjes së studentëve me “Kartën e studentit’

POSTIMI I METES:

“Protestat e drejta të studentëve treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme dhe vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare, të duhur për një funksionim më të mirë, më cilësor dhe më të aksesueshëm të universiteteve publike.

Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar dhe mbetet një detyrim imediat për t’u garantuar të drejtat që burojnë prej saj, ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës.????????”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY