Junker per pak i vuri flakën Zonjës së Parë të Ruandës

Junker per pak i vuri flakën Zonjës së Parë të Ruandës

35
0
Shares

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka goditur sërish me një incident që është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe në mediat botërore.

Juncker pothuajse i vuri zjarr Zonjën e Parë të Ruandës gjatë një ceremonie të ndezjes së flakës, siç tregojnë edhe pamjet e mëposhtme.

Jeannette Kagame, 56 vjeç, qëndronte në krah të burrit të saj, në momentin kur ndodhi incidenti.

Ngjarja ndodhi gjatë përkujtimeve të Gjenocidit të Kigalit, për të përkujtuar 25 vjetorin e gjenocidit që la 800.000 njerëz të vdekur.

Edhe më herët Juncker ka pasur disa incidente qesharake, dhe është akuzuar se përdor alkool edhe para takimeve zyrtare.

Po vetë presidenti i KE-së është justifikuar duke thënë se ka pasur probleme me një sëmundje të kockave, dhe nuk ka qenë i dehur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY