Bie nga kati i dytë i shtëpisë, plagoset 45-vjeçarja, mister rrethanat

Bie nga kati i dytë i shtëpisë, plagoset 45-vjeçarja, mister rrethanat

71
0
Shares

Një 45-vjeçare ka rënë nga ballkoni i katit të dytë mesditen e sotme, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Kanë qenë fqinjët e saj që kanë parë ngjarjen dhe e kanë dërguar menjëherë në spital. 45-vjeçarja e identifikuar si Zamira Xhaxhaj, nëna e dy fëmijëve, ka marrë dëmtime në shtyllën kurrizore dhe po trajtohet intensivisht në spitalin Rajonal të Beratit.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje e ndërsa policia ka nisur hetimet për të mësuar nëse ishte një rënie aksidentale apo e qëllimshme. 45-vjeçarja Zamira Xhaxhaj jetonte vetëm me dy fëmijët e saj, 13 dhe 10 vjeç në një banesë në ndërtim e sipër në kodrën e fshatit Poshnje, pasi prej muajsh bashkëshorti i saj Ardian Xhaxhaj ndodhet jashtë shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY