Vëllai i Admir Muratajt: Policia nuk na thotë se është ai i...

Vëllai i Admir Muratajt: Policia nuk na thotë se është ai i vrari në Rinas

89
0
Shares

Vëllai i Admir Murataj, personit që u tha se është vrarë nga Policia në Rinas gjatë grabitjes së parave në avion, deklaroi sot për mediat se Policia zyrtarisht nuk e ka njoftuar familjen se i vrari është njeriu i tyre.

“Po presim ngushëllime për Admirin, por askush nuk po na thotë zyrtarisht se është ai i vrari në Rinas,” tha i vëllai për mediat.

Nga ana tjetër mësohet se Policia ka shoqëruar bashkëshorten e viktimës të dyshuar si Admir Murataj për të bërë identifikimin e trupit.

Po ashtu, pret përgjigjen zyrtare të analizave të ADN nga Greqia, për ta konfirmuar viktimën.

Admir Murataj, që u ekzekutua 2 km nga Rinasi dyshohet nga policia se ka qenë organizatori i grabitjes se djeshme, ku u morën të paktën 10 milionë euro në pisten e avionëve. Fillimisht ishin mediat greke qe zbuluan identitetin e tij, ndersa pritet konfirmimi zyrtar nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY