Shpifje dhe akuza ndaj Shkëlzen Berishës, gjykata dënon sërish Romeo Karajn

Shpifje dhe akuza ndaj Shkëlzen Berishës, gjykata dënon sërish Romeo Karajn

136
0
Shares

Gjykata e Tiranës dënoi sot për herë të tretë, ish-juristin e OSHEE-së, Romeo Karaj.

Trupi gjykues e gjeti fajtor Karajn për akuzën e shpifjes ndaj Shkelzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha, ndërsa e dënoi atë me 500.000 lekë gjobë.

Ky është dënimi i tretë për shpifje ndaj Romeo Karajt në proces gjyqësor me Shkëlzen Berishën. Në nëntor 2018, gjykata shpalli fajtor për shpifje ish juristin pas akuzave se djali i ish-kryeministri Berisha ishte i implikuar në trafik droge.

Shkëlzen Berisha depozitoi në fund të janarit një padi penale ndaj Romeo Karajt, fill pas deklaratave që lëshoi juristi i CEZ.

Karaj akuzonte djalin e ish-kryeministrit se në bashkëpunim me një person tjetër ka luajtur rolin e sekserit në privatizimin e kompanisë OSSH te çekët e CEZ-­it akuze e cila ka sjelle denimin e tij per te treten here.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY