Grabitja në Rinas, kompania ajrore austriake e prerë: Jo më transferta parash nga Tirana në Vjenë

Ndaje

Kompania e kompania e madhe ajrore austrikake ka reaguar e prerë pas grabitjes së parave në Rinas.

Kujtojmë se disa persona të armatosur grabitën ngarkesën në para në avionin e linjës Austri-Tiranë dhe anasjelltas.

Zëdhënësja e kompanisë, Tanja Gruber, nëpërmjet një njoftimi zyrtar njoftoi, se si masë sigurie do të ndërpriten transferimet e mëtejshme në këtë formë me Tiranën.

Pas grabitjes me armë nuk pati asnjë rrezik për ekuipazhin dhe udhëtarët. Avioni u vonua për tri orë. Por si një masë sigurie, nuk do të ketë transferime të mëtejshme në para nga Tirana në Vjenë”,- ka deklaruar zëdhënësja për mediat ndërkombëtare.

Nga përplasja me policinë mbeti i vdekur njëri nga grabitësit, i dyshuar deri tani si Admir Murataj. Shuma e rrëmbyer nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por mendohet të jetë mbi 10 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje