Edhe Lleshaj i ngarkon përgjegjësitë koncesionarit: Nuk ka plotësuar standartet e sigurisë

Edhe Lleshaj i ngarkon përgjegjësitë koncesionarit: Nuk ka plotësuar standartet e sigurisë

40
0
Shares

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për grabitjen në Rinas.

Në një deklaratë për mediat tha se në grabitjen e Rinasit, ku u grabitën 10 milionë euro, nuk ka funksionuar sistemi i sigurisë së koncesionarit.

Punonjësit e sigurisë së aeroportit nuk kanë arritur ta bëjnë si duhet detyrën e parashikuar sipas standarteve të sigurisë. Ata nuk kanë arritur të sinjalizojnë policinë për ngjarjen që cënon sigurinë kombëtare. Koncesionari nuk ka plotësuar standartet e sigurisë. Kompania kineze ka dështuar në punën e saj. Nuk ka funksionuar siguria nga ana e koncesionarit. Siguria e jetës, pronës dhe ajo kombëtare prevalojnë mbi të gjitha masat”,- tha Lleshaj.

Lleshaj mes të tjerash, per te mbuluar pakujdesinë, do të sigurojë qytetarët për aeroportet.

“Dua të shpreh edhe zhgënjimin e thëllë ndaj atyre që përhapin tym dhe flakë ndaj policisë. Siguroj qytetarët që e përdorin këtë aeroport, se në bazë të masave që janë marrë deri më tani dhe me masat e reja që do të ndërmerren, siguria në këtë aeroport është dhe do të jetë e pacënueshme”,- tha Lleshaj ndër të tjera.

Me heret dhe ministrja Balluku bëri të njëjtën arsyetim, duke ia lene fajin kompanisë kineze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY