Admiri nderhyri ne mjeker dhe hunde

Admiri nderhyri ne mjeker dhe hunde

172
0
Shares

Admir Murataj ka vene floke dhe nderkohe kishte nderhyre edhe ne pjese te fytyres.

Burime nga Prokuroria bënë me dije për “BalkanWeb” se identifikimi i Admir Murataj, i cili u vra gjatë përplasjes me armë ishte i vështirë për shkak të ndryshimit të pamjes. Murataj kishte bërë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë për të ndryshuar imazhin e tij. Ai kishte bërë ndërhyrje në hundë dhe në mjekër, një tipar identifikues i tij por gjithashtu kishte mbjellë flokë tek pjesa e përparme.

Pikërisht këto ndryshime kanë vonuar identifikimin e tij. Policia ka pasur dyshime se Murataj mund të kishte qenë anëtar apo pjesëtar i grupit të grabitësve por kur është bërë këqyrja e kufomës nuk është gjetur ngjashmëri.Edhe kur janë marrë shenjat e gishtërinjve me aparaturën e ALEAT janë nxjerrë vetëm 5 elementë, ndërkohë që duhet të ishin 8 elementë që përputhen.

Më pas u kërkua ndidhma e Greqisë dhe u bë identifikimi, kjo ishte dhe arsyeja se përse emri i viktimës së Rinasit u zbulua nga mediat greke. Policia i kerkoi autoriteteve greke te ndhmonin dhe pergjigja erdhi ne oren 3 te memgjesit.

Ndërkohë, Aleksander Murataj, vëllai i Admirit, që është arrestuar për grabitjet e tjera ka kërkuar leje nga burgu 313 ku ndodhet për të marrë pjesë në varrim ditën e nesërme. Trupi do të tërhiqet nesër në orën 8 nga familja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY