Vasili: Qeveria dhe policia e Ramës, është armike e popullit dhe mike e krimit

Ndaje

Duke reaguar për grabitjen në Rinas pasditen e kësaj të marte, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, shkruan se qeveria dhe policia e Edi Ramës, është armike e popullit dhe mike e krimit.

“Presim shpjegimin idiot te radhës të Ministrisë se Brendshme dhe ndonjë budalla prej aty, që të thotë “kështu ndodh në të gjithë botën’”, shton Vasili.

POSTIMI I VASILIT:

Qeveria e Rames armike e qytetareve dhe mike e krimit.

Policia nuk ben asgje dhe vidhen parate ne mes te Aeroportit te Rinasit duke shqyer e bere copa cdo siguri e garanci per rendin dhe sigurine e qytetareve.

Policia dhunon banoret tek Unaza e Re

Policia dhunon banoret tek Bregu i Lumit.

Policia dhunon protestuesit e opozites.

Policia ka marre fund,sepse policia leket ja con vete krimit sic e nxoren sheshit audiopergjimet dhe leket e tjera u hap rrugen qe ti grabisin vete kriminelet pa asnje pengese.

Kjo eshte qeveria dhe Policia e Edi Rames armike e popullit dhe mike e krimit.

Presim shpjegimin idiot te radhes te Ministrise se Brendeshme dhe ndonje budalla prej aty, qe te thote “keshtu ndodh ne te gjithe boten”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje