Mësoni si do të jetë moti, këtë javë ka të papritura

Mësoni si do të jetë moti, këtë javë ka të papritura

79
0
Shares

Që me këtë të hënë na u dha pasqyra e motit për javën në vijim, ku që në orët e para të mëngjesit kemi një mot të vranët.

Pas ditëve të nxehta me diell, ku temperaturat arritën deri në 27 gradë celcius, rikthehen sërish reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta. Nga dita e sotme parashikohet që i gjithë vendi të goditet nga moti i ftohtë. Rrebeshe shiu do të ketë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa nuk përjashtohen dhe reshjet e dëborës në zonat malore.

Reshjet e shiut do të fillojnë pasditen e së dielës për të vazhduar deri në fund të javës, sipas meteorologëve.Ulja e ndjeshme e temperaturave do të vihet re në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Në fundjavë pritet një përmirësim, por meteorologët thonë gjithashtu se situata klimaterike mund të ndryshojë sërish, duke qenë se pranvera njihet edhe si stina ku parashikimet pësojnë luhatje të menjëhershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY