Si mund ta zgjidhë krizën opozita, Basha e ka më të lehtë...

Si mund ta zgjidhë krizën opozita, Basha e ka më të lehtë se Berisha

63
0
Shares

Nga Agron Gjekmarkaj

E kotë ta tjerrësh gjatë! Djegia e mandateve parlamentare nga Opozita ka rrëzuar përtokë fasadën e pseudodemokracisë shqiptare! Edi Rama është fillikat e vetëm, i rrethuar kudo me korrupsion e banalitet me qyfyre e gaz lotsjëllës!

Dy pamje na shfaqen përditë. Kryeministri, ‘rilindja’ e të cilit nga sondazhet serioze është për herë të parë dukshëm në minorancë, në mënyrë intensive i është kthyer ligjërimit mbushur plot, me kinse batuta e shakara alegorike!

Ato bëjnë me qesh vetëm punonjësit e administratës publike në skenën e ERTV-së, këtij ‘Zëri i popullit’ të ri, i cili ka vrarë gazetarinë dhe instaluar propagandën. Rastësore nuk janë! Megjithëse ngjan spontan, Kryeministri nuk është kurrë i tillë.

Kësisoj ai do t’u thotë qytetarëve ‘ja e shihni kundër kujt janë ngritur’, kundër një shpirt njeriu që gëzon fëmijët e pleqtë, gratë e burrat me derhemet e tij të humorit?! Po kaq nënteksti është: unë qenkam diktatori, satrapi, vrasesi i liberalizmit, hajduti i votave, i lekeve tuaja dhe pronave, bashkëbiseduesi i ngeshem i të forteve të ketij vendi? Kudo tjeter, pertej kesaj skene ‘bukolike’ gjithnjë e më teper po shfaqet policia politike me një pasion të  thekshem për  arrestuar me dhjetera qytetare në dite me ritem progresiv aq sa nuk do të jetë e larget dita kur buxheti i shtetit duhet të modifikohet që pos gazit lotesjelles të parashikojë edhe ndertimin e burgjeve të reja !

Betejen me krimin policia  e ka humbur në menyrë spektakolare, por me gjasë nuk është më shqetesim i saj siguria publike!  Pretendim i madh ky kur e dimë sesi ajo u bë kumbara e kanabizimit të të gjithe territorit! Njerezit vriten sikur te ishin pleshta. Policia ngjan të ketë vetem një objektiv, të mposhtë  e dhunojë opoziten për llogari të qeverisë! Zyrtaret e lartë të saj shfaqen në pergjime me banditë ku flasin për manipulim provash e dhenie parash si kompensim dhe s’ka asnjë reagim nga organet e drejtesisë madje ata promovohen per të ndaluar e për t’ju  hakerryer eksponentve të Opozites!

Nëse dikush di ndonjë menyrë tjeter sesi mund të vdesë shteti i së drejtes le ta thotë ! ‘Zululandi’  i Edi Rames sot është pa gjykata, me një parlament monist, me qeveri të  cenuar në legjitimitet nga dosjet që konfirmojnë manipulimin e zgjedhjeve, me një ekonomi të rrenuar në duart e një çete oligarkesh klientë të pushtetit që nuk skuqen as nuk zverdhen teksa marrin milionat e eurove ndonese shqiptaret ikin me shumicë nga varferia!

Per momentin Edi Rama po qeveris duke alternuar policinë me propoganden, joshjet me kërcënimet, por pa mundur ta fshehe faqe botes këtë  ‘Kubë’ të re të Europes! Banaliteti cdo ditë thyen një cak dhe të zë në befasi me furinë e  tij! Tredhja e etikes publike është shnderruar në profesion qeveritar!

Test për karrierë është vetëposhterimi, lepirja krahasimi i ‘Kurbanit’ vepres së Liderit,  me ‘Shqiperia ç’ka qënë, ç është e çdo të bëhet’ të Sami Frasherit, apo citimi i ministrave qesharakë me atë lehtësi që mund t’i referohesh Pjeter Bogdanit! Kryeministri të hedh kocken dhe rri e pret garen e mungesave morale të atyre që duke dihatur i afrohen dhe feshk e shtrengojnë me dhembet çatall!

Edi Rama dhe kopeja me derdimene që ka per ministra vec flasin, flasin, flasin nga mengjesi në darkë, pastaj hanë, hanë, hanë, e më vonë pervec Rames që fle pak se ka nerva te cimbisura, flenë, flenë, flenë dhe diten tjeter, pasurohen, pasurohen, pasurohen! Te gjitha keto janë konstatime që perseriten si nënë e dijes, të cilat nuk e lejojnë Ramen të zgjidhë krizën, por veç ta shtyjë atë me sa mundet! Krizen duhet ta zgjidhe Opozita!

Fakti qe Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhin perballen me gazin lotsjelles në vetë të parë i afron ata më teper me njerezit e zakonshëm, u jep atyre dhe partive që udheheqin një kredibilitet që deri dje u ka munguar për shumë arsye! Por kjo mund të jetë një betejë relativisht e  gjatë, monotonia e së ciles do të shnderrohej në aleat i Qeverisë dhe kjo nuk është tragjedi në vetvete!

Ajo (te mesuarit me të keqen) thyhet me levizje të forta! Basha ka filluar një cikel tryezash si akt politik partneriteti me elitat dhe shoqerinë! Duket sikur ai e ka seriozisht degjimin dhe reflektimin! I denuar është të ecë në këtë hulli sipas teorisë së rratheve bashkëqendrorë! PD ka nevojë të perserisë vitin 2005, të rithemelohet pa e deklaruar, të bashkohet! Kundershtaret e  Bashes kanë qënë agresiv me të, por  jo me PD-në në mjaft raste me te drejtë ! Nëse ata i vënë fre gjuhës, Basha duhet ta heqë frerin nga mendja dhe të ulet me ta. Djegia e mandateve e ofron këtë mundesi !

Ndersa ata që mblodhi Sali Berisha në 2005 i kishin punuar qindin PD-së e vete shefit të saj ku edhe ky i fundit s’ka qenë fort dorëbutë !

Basha e ka jetike të tejkalojë vetveten dhe e ka më të lehtë se Sali Berisha për ta bërë këtë! Në PD-në e tij mungojnë ende personalitetet e forta politike e intelektuale  të spikatura,  megjithë permiresimet qe ka bërë! Statusi i intelektualit duhet te rishkruhet në atë parti të themeluar nga intelektualet!  Decibaot e tipit ‘plotesoni formularet për tu bërë deputete’ ja cenojnë rendesinë e aksionit politik që ka nisur!

Një nismë të tillë formale, online e pat marrë edhe para dy vitesh, por nxori në dritë një liste në masë të madhe banale prej së ciles u çlirua me kurajo! Po kaq ngjan se Zyra e shtypit, apo ata që menaxhojnë imazhin e PD-së kanë rënë në autizem dhe nuk po dinë ta lexojnë krizën, ose e lexojnë si qokë simpatish! Një pjesë e personazheve që shpesh prezantojnë opoziten në ekrane janë të konsumuar dhe tejet retorik aq sa e bëjnë nervoz publikun! PD ka dy kategori profesionale juristë dhe ekonomistë shumë të mire që mund ta perballojnë debatin!  Atyre formacioneve nuk është se u mungojnë folesit pa ngarkesa!  Idioti nuk bëhet dot profet dhe i korruptuari mesues morali, megjithese kungulli i tyre çan oqeanin e tranzicionit si transoqeanik!

Lulzim Basha mund ta zgjidhe krizen nëse i bind shqiptaret që ai këtë luftë nuk po e bën thjesht për t’u bërë  Kryeminister, tiran i qeverisë dhe partisë i rrethuar me bihude që do brohorasin tek veshi ‘Padisha çok jasha, si Lul Basha djalë nuk ka’ që me syte dac e gace presin zyra e tendera! Ai duhet të bashkëjetojë me hapesiren kritike rreth tij! Mbinjeriu i Rilindjes deshtoi nder të tjera se këtë hapësirë  e shnderroi në maje piramide!

Nëse qytetarve  u ofron garancite kushtetuese për një qeverisje liberale, ligjin, normalitetin,  ndryshimin e sistemit, refuzimin e perkedheljes se atyre qe jetojnë në paradhomen e Kryeministrit aktual, njerëzit që mund ta ndjekin në këtë sipermarrje  me emer e mbiemer gjatë kohes që perpiqet të fitojë Edi Rama për të mbijetuar, ai do t’i japë fund kohes së Krizes, nese jo çdo gjë është një rrethrrrotullim sic e tha edhe ‘Diteziu’!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY