Punimet në aeroport, dalin pamjet: Makineritë largohen nga Kukësi, nuk ka lejë...

Punimet në aeroport, dalin pamjet: Makineritë largohen nga Kukësi, nuk ka lejë ndërtimi nga KKT

89
0
Shares

Në një video që qarkullon së fundmi, tregohet sesi kamionët braktisin qytetin e Kukësit duke lënë atë që u propagandua si nisje të punimeve në aeroportin e Kukës, pezull.

Sipas burimeve për DRONI.al, kamionët janë parë të dalin nga qyteti  rreth orës 17:00 të ditës së djeshme.Kjo orë korrespondon me orarin e largimit të Ramës nga takimi në Kukës ku premtoi se do të nisnin ndërtimin e aeroportit.

Po të njëjtat burime bëjmë me dije se në aeroport nuk ka nisur asnje punim, për faktin se akoma nuk ka nje leje ndertimi nga KKT.

Ajo që është dhe me e çuditshme dhe vë në dyshim këtë investim është fakti që ministrja Balluku dha një afat tjetër nga ajo që Kryeministri premtoi para kukësianve. Dje kryeministri tha se aeroporti do te ndertohej brenda 12 muajsh, ndërsa ministrja e tij thotë për 24 muaj. Kujt duhet ti besojmë?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY