Rama shmangu kukësianët, Paloka: Ata nisen në këmbë për ti “uruar” “mirëseardhjen”

Rama shmangu kukësianët, Paloka: Ata nisen në këmbë për ti “uruar” “mirëseardhjen”

80
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës, teksa është duke prezantuar kandidatin për kryetar Bashkie. Rama ndodhet në Kukës në kuadër të takimit “Bashkia që duam” dhe nënvizoi se jemi në moment të ndryshimit të madh që kërkon të shoqërohet për ndryshim në bashki.

Rama prezantoi Safet Gjicin si kandidat për kryetar bashkie, ndërkohë nga ana tjetër nuk i ka lënë as ironitë.

“Nuk ka pyll pa derra!” ironizoi kryeministri Edi Rama demokratët protestues të Kukësit të cilët kishin dalë për ti bllokuar rrugën mesditën e sotme.

Nga ana tjetër, sipas burimeve, mësohet se protestuesit i janë drejtuar aeroportit ku ndodhet aktualisht kryeministri. Të udhëhequr nga kryetari i Bashkisë Kukës, protestuesit janë duke marshuar. Bashkim Shehu u shpreh se Rama nuk është i mirëpritur në Kukës, pasi sipas tij mashtron qytetarët.

Shehu thotë se në aeroportin e Rinasit janë të punësuar 1077 persona ndërkohë që më herët ka deklaruar se do të punësohen 12 mijë qytetarë.

Në një postim në facebook, dhe ish-deputeti Paloka shkruan: “Kryeministër ilegal.Qytetarët e presin tek ura. Rama shkon me helikopter në Kukës.
Kuksianët nisen në këmbë për ti “uruar” “mirëseardhjen”.

Kryeminister ilegal.Qytetaret e presin tek ura. Rama shkon me helikopter ne Kukes.Kuksianet , nisen ne kembe per ti “uruar” “mireseardhjen”…

Publiée par Edi Paloka sur Vendredi 5 avril 2019

Protestuesit bllokuan urën e Mamzit mbi Drin, për të mos lejuar kalimin e Edi Ramës. Në një moment ka pasur dhe përplasje me policinë.

Kuksianët kishin improvizuar dhe një tra ku shkruhej: “Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY