Sondazhet/Ish-deputeti: Shumica me opozitën, Rama me oligarkët

Sondazhet/Ish-deputeti: Shumica me opozitën, Rama me oligarkët

40
0
Shares

Ish-deputeti Agron Shehaj duke iu referuar sondazheve të fundit shprehet i bindur se qytetarët janë me opozitën dhe jo me qeverinë.

Shehaj shton se dhe për sondazhe nuk ka më nevojë, pasi kjo e vërtetë ndjehet kudo.

“Qytetarët po i bashkohen çdo ditë opozitës dhe kauzës së saj dhe së bashku janë sot shumica, përballë një qeverie e cila i ka braktisur, i ka shpërfillur dhe i grabit çdo ditë. Sot në Shqipëri ka dy botë të ndara: opozita dhe populli i thjeshtë në njërën anë dhe Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër. Këtë e ndjen dhe e shikon kudo në Shqipëri dhe nuk ka nevojë fare për sondazhe, edhe pse të gjitha sondazhet e konfirmojnë këtë të vërtetë”,-deklaron Shehaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY