Me gruan dhe vajzën e mitur në makinë, shqiptari kapet me 1.5...

Me gruan dhe vajzën e mitur në makinë, shqiptari kapet me 1.5 milion euro kokainë

100
0
Shares
Foto ilustruese

Ai zbriti nga trageti që vinte nga Livorno me 6 kilogram kokainë të fshehur në pjesën e pultit të makinës, në të cilën udhëtonte me bashkëshorten e tij dhe vajzën pesëvjeçare.

Nëse lënda narkotike do të shitej në treg, ata do të kishin fituar 1 milion e gjysmë euro.

43 vjeçari shqiptar me iniciale O.B, banues në Emilia Romagna, u arrestua në portin e Golfo Aranci nga karabinierët e njësisë operative të Olbia-s në Itali.

Policia po kryente kontrolle të zakonshme në portin Gallura, kur nisi dyshimet tek shqiptari për shkak të nervozizmit të tij kundër kontrollit.

Pas kësaj, ata shoqëruan makinën deri në ambientet e policisë me tre personat në bord. Atje, makina u kontrollua tërësisht, dhe pas çmontimit të pjesës së “airbag-t”, u gjetën 6 kg kokainë dhe 16 gram heroinë.

Bashkëshortja e tij 38 vjeçare me origjinë rumune u la e lirë, duke marrë me vete edhe vajzën 5 vjeçare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY