VIDEO/Braho kërkon shkarkimin, Tufa e ironizon: Përfaqësuesi i zi i ish Sigurimit...

VIDEO/Braho kërkon shkarkimin, Tufa e ironizon: Përfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të shtetit

91
0
Shares

Shkrimtari dhe pedagogu Agron Tufa i cili drejton njëherazi Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, është shënjestruar nga deputeti socialist Spartak Braho.

Gjatë komisionit të Sigurisë, Braho vërshoi me një sër akuzash ndaj Tufës për punën e tij në krye të Institutit, duke thënë se do kërkojë shkarkimin e Tufës. E gjitha lidhet me demaskimin që u bën Tufa personazheve e ngjarjeve nga e kaluara komuniste që kanë lënë gjurmë e pasoja edhe sot e kësaj dite.

Këto akuza të Brahos nuk i kanë shpëtuar vetë Tufës, i cili menjëherë ka reaguar në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Tufa këtë e ka marrë si “dhuratë” dhe e ka postuar në profilin e tij në facebook.

Miq të nderuar,
Dhuratën më të çmuar sot për ditlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash perfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndajeni sa më gjerë ta dinë të gjithë, se si na rezikohet jeta nga këta neandertalë të komunizmit
!”,-shkruan Tufa në rrjetet sociale.

Miq të nderuar, Dhuratën më të çmuar sot për ditlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash perfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndajeni sa më gjerë ta dinë të gjithë, se si na rezikohet jeta nga këta neandertalë të komunizmit!

Publiée par Agron Tufa sur Lundi 1 avril 2019

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY