Java nisi me diell, por për në vazhdim moti ka surpriza

Java nisi me diell, por për në vazhdim moti ka surpriza

51
0
Shares

Një javë e cila nisi me rreze dielli, por që sipas parashikimeve, nuk do të vazhdojë e tillë.

Meteoalb njofton se duke nisur nga pasditja e kësaj të marte do të kemi kushte të paqëndrueshme të motit në territor. Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu të pakta në zonat malore.

Reshjet e shiut do të jenë prezente jo vetëm gjatë javës por edhe në fundjavë.

Por temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë luhatje duke bërë që vlerat ekstremale të luhaten nga 5-6°C mëngjesi deri në 24-25°C mesdita.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SË) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me larësi vale0,5 –1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 5/19°C
Zonat e ulëta 6/23°C
Zonat bregdetare 9/22°C

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY