6 muaj pas legalizimit, hapen dyqanet e para të kanabisit në Kanada

6 muaj pas legalizimit, hapen dyqanet e para të kanabisit në Kanada

44
0
Shares

Pasi u bë vendi i dytë në botë që legalizoi përdorimin e kanabisit për qëllime rekreative, në Kanada janë hapur dhe dyqanet e para.

Rrjeti i parë i dyqaneve të shitjes me pakicë të kanabisit është hapur të hënën në Ontario, duke tërhequr kështu radhë të gjata klientësh. Ky do të jetë tregu më i madh i marijuanës në Kanada, vetëm 6 muaj pas legalizimit të lëndës narkotike.

Në Toronto, dhjetëra persona qëndruan përgjatë natës jashtë dyqanit të vetëm në qytet, “Hunny Pot Cannabis Co.”, ndërkohë që në Ottawa, një klient i veshur me xhup gëzofi me kapuç tha se kishte pritur dy orë në mes të të ftohtit, vetëm e vetëm që të ishte i pari në radhë në “Fire and Floëer”.

Shitësi me pakicë, i cili veç ambientit në tregun “Byward” në qendër të Ottawas ka edhe 9 dyqane të tjera në Alberta dhe Saskatchewan, ka bashkëpunuar me një kontabilist lokal dhe me një ish-shitës pajisjesh elektroshtëpiake për ngrohje/ftohje për të hyrë në tregun e Ontarios.Në Quebec pati radhë të jashtëzakonshme jashtë dyqaneve të drejtuara nga qeveria, gjatë muajve të parë të shitjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY