Vazhdojnë të digjen pyjet në vend, flakët përfshijnë zona të tëra në...

Vazhdojnë të digjen pyjet në vend, flakët përfshijnë zona të tëra në Bulqizë dhe Zerqan

60
0
Shares
foto ilustuese

Situata në vend vijon të mbetet e tensionuar dhe problematike prej zjarreve. Vatrat e zjarrit janë akoma aktive në zonën e Bulqizës. Mësohet se ato kanë përfshirë pyjet në Zerqan që prej ditës së djeshme në orën 16.00 dhe aktualisht vatra është aktive.

Nga informacionet e deri tanishme thuhet se po punohet për të shuar flakët nga zjarrfikëset, ndërsa deri tani janë përfshirë nga flakët  rreth 5 hektarë pyje dushku.

Në territorin e ‘Bashkisë Bulqizë’ ka pasur edhe një rast tjetër zjarri në ekonominë pyjore Ramnagore në zonën e Gollobordës, ku janë përshkuar rreth 31 hektarë dushqe. Përgjegjësi i Inspektoratit të Pyjeve, Shaqir Izvira shprehet se zjarri në Gollobordë është izoluar që dje.

Nga ana tjetër, vatra aktive është dhe në zonën e Bradovicës, zonë të cilën zjarrëfiksja e la për ditën e sotme ndërhyrjen, pasi ishte e pamundur  të lokalizohet për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkohë, policia zbuloi ditën e sotme, shkaktarët e zjarreve në zonën e Elbasanit, ku u proceduan penalisht  kryeplaku dhe inxhinieri./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY