Eksplozivi në Vlorë, si shpëtoi objektivi i një atentati të rëndë

Eksplozivi në Vlorë, si shpëtoi objektivi i një atentati të rëndë

79
0
Shares

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me eksplozivin e gjetur  mbrëmjen e djeshme në rrugën pranë lagjes 10 korriku në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se pakoja e tritolit ka rënë nga një makinë, me gjasë për shkak të lëvizjes dhe gropave ku mund të ketë hyrë makina. E lidhur me natriban dhe e telekomandueshme përmes telefonit, tritoli me gjasë është vendosur për të kryer një atentat në Vlorë.

Hetuesit ende nuk kanë zbuluar se nga makina e kujt ka rënë pakoja e eksplozivit ndërkohë që tashmë puna ka nisur për këqyrjen e kamerave të sigurisë.

Ngjarja alarmoi të gjithë policinë e qytetit, e cila rrethoi të gjithë zonën. 4 orë më vonë në zonë kanë ardhur forcat xheniere dhe tashmë pritet që ato të mund të bëjnë çaktivizimin ose shpërthimin e kontrolluar të pakos së tritolit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY