Akuza për pastrim parash, Gjykata rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës

Akuza për pastrim parash, Gjykata rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës

72
0
Shares

Gjykata për Krime të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtuesit të Prokurorisë, Adriatik Llalla, i cili kundërshtoi zgjatjen e afateve të hetimit.

Gjykata la në fuqi vendimin e Prokurorisë dhe hetimet për Llallën, do të vazhdojnë edhe 3 muaj të tjera.Ish Prokurori i Përgjithshëm, akuzohet për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe shpërdorim detyre.

DYSHIMET DHE HETIMET

Sipas skemës së prokurorisë, Adriatik Llalla dyshohet se pastronte para. Konkretisht, ai blinte prona në periferi të Tiranës, me një çmim të lirë dhe pasi i rivlerësonte i shiste me çmim të lartë.

Në vendimin e gjykatës thuhet ndër të tjera, se ish-kryeprokurori bleu 3 mijë metra katrorë tokë në shumën prej 1.5 milionë lekësh dhe pasi e rivlerësoi e shiti në shumën e 249 mijë eurove.

Nga ana tjetër, në po të njëjtën zonë, ish-kreu i organit të akuzës, pasi ka shitur këtë pronë, ka blerë një sipërfaqe tjetër toke prej 4500 metrash katrorë në shumën e 4.5 milionë lekësh, të cilën më pas e ka rivlerësuar gati dhjetëfishin e çmimit të blerjes.

Referuar fakteve të mësipërme, prokuroria ka dyshime se Llalla ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave, për sa kohë që jo vetëm nuk i ka deklaruar pasuritë në kohë, por ka kryer transaksione me të njëjtin person, duke blerë prona nën çmimin e tregut e duke i shitur me vlerë disa herë më të lartë.

Në vendim thuhet gjithashtu se pronat e ish-kryeprokurorit u vunë nën sekuestro, pasi ekzistonin dyshime se ai mund të ndërhynte për ti tjetërsuar ato.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY