Aktorët e filmit ‘ 2 gisht mjaltë’ zbulojnë sa janë paguar

Aktorët e filmit ‘ 2 gisht mjaltë’ zbulojnë sa janë paguar

926
0
Shares

Ermal Mamaqi tregoi një ditë më parë se filmi “2 gisht mjaltë” kushtoi 250 mijë euro, pa përfshirë pagat e aktorëve.

Bujar Asqeriu, Koço Devole, Mariana Kondi, Natasha Sela, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Eglein Laknori, Margent Çaushi dhe Ervin Doko janë vetëm disa nga aktorët që shfaqen në film, të cilët gjithashtu ishin mbrëmjen e djeshme në emisionin “Xing me Ermalin”.

Pikërisht këto personazhe kanë qenë të ftuarit në emisionin e mbrëmjes së sotme në ‘Xing me Ermalin’, ku një ndër temat ka qenë dhe ajo e pagesave.

Gjithçka nisi nga Rezart Veleshnja, i cili u shpreh se për këtë film ishte paguar 200 euro.

Më pas Marjana zbuloi se ishte paguar më pak.

“Po ne që kemi marrë 50 euro”, u shpreh aktorja duke qeshur dhe më pas, batuta vazhdoi nga Ervin Bejleri i cili tha: “Po pse, unë paskam qenë më i paguari?”.

Sigurisht biseda u shoqërua me të qeshura nga publiku, si dhe nga vetë aktorët.

Në skenën e ‘Xing me Ermalin’ mungonte Elvana Gjata, pasi këngëtarja ndodhej në një koncert në Gjermani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY