VIDEO/”Shtetrrethim”, këngëtari tregon për ndalimin nga policia: Dikur bëja festat e shefave...

VIDEO/”Shtetrrethim”, këngëtari tregon për ndalimin nga policia: Dikur bëja festat e shefave të tyre pa para…

58
0
Shares

Këngëtari i njohur korçar Endri Prifti ka rrëfyër një incident që i ka ndodhur me policinë e shtetit, teksa shprehet shumë i rezervuar për ta.

Përmes një video Live ai ka treguar për një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm pas një konceri. Teksa shkonte për në shtëpi pas koncertit, Endri tregon se mbi 30 forca policie e kanë ndaluar në rrugë  dhe i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit.

Sipas policëve, këngëtari kishte konsumuar alkool prandaj Endrit efektivët i kanë marrë makinë dhe e kanë çuar në Vaqarr tek konfiskimi i makinave.

Këngëtari shprehet i revoltuar për këtë veprim të policisë, pasi sipas tij është i padrejtë.

‘Shteti ka ikur për lesh, këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra.

Kur këndoj unë, kur pi publiku do pi dhe unë se s’ bën. Na trembën, sikur kisha vrarë ndonjë njeri. Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta. Sot bënin sikur nuk më njohin, herët e tjera sa herë më shikonin pam 20-çën unë në xhep. Sot ishin çetë e madhe’ ,-tregon mes të tjerash gjatë videos live në Facebook Endri.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fendri.prifti.54%2Fvideos%2F10214483580867428%2F&show_text=0&width=267

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fendri.prifti.54%2Fvideos%2F10214483580867428%2F&show_text=0&width=267

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY