“Shkodra më e sigurtë”, disa ditë pas deklaratave të Ramës rëndohet situata...

“Shkodra më e sigurtë”, disa ditë pas deklaratave të Ramës rëndohet situata e krimit në qytetin verior

43
0
Shares

Të gjithëve na kujtohet deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili pas një operacioni policor për fajdet, u shpreh se qyteti i  Shkodrës ishte i sigurtë. Të njëjtën gjë deklaroi dhe ministri i brendshëm duke iu referuar operacionit që vuri në pranga 11 persona që jepnin para me fajde në Shkodër.

Rama reagoi pas operacionit të fundit (kliko këtu) ku ranë në pranga 11 persona për një sër akuzash.

Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase #RESPEKT”- shkruante Rama.

Por Kryeministri ndoshta nuk e kishte menduar mirë se Shkodra është tërësisht e pasigurtë, ku në një hark të shkurtër kohor, po ndodhin vrasje të cilat nuk kanë asnjë autor ende.

Menjëherë pas deklaratës së Ramës dhe Lleshajt, ndodhën dy vrasje, ajo e Nardit të Bujtinave dhe e dy vëllezërve Bilali, të ekzekutuar para shtëpise së tyre, ditën e sotme./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY