FOTO/Pamje të mahnitshme, fenomeni natyror i jep liqenit ngjyrën rozë

FOTO/Pamje të mahnitshme, fenomeni natyror i jep liqenit ngjyrën rozë

89
0
Shares

Një liqen në Australi ka mahnitur vizitorët, pasi ka një ngjyrë shumë të veçantë. Liqeni është kthyer rozë dhe kështu është bërë i famshëm kudo në rrjetet sociale.

Liqeni ndodhet në Parkun e Westgate të Melbournit. Njerëzit u dyndën në park për të kapur fenomenin në kamera.

Sipas TripAdvisor, Westgate Park është një vend i shenjtë i natyrës i vendosur në zemër të Melbournit. Ajo dikur ishte një djerrinë në zemër të qytetit industrial australian, por autoritetet kanë vënë shumë para në transformimin e zonës në një strehë dhe për kafshë të egra.

Parku që atëherë është shfaqur si një nga shembujt më të gjallë të Melburnit se si një thatesirë mund të bëhet një mjedis lulëzues ekologjik dhe rekreativ i ligatinave dhe kështu tërheq turistë, kërkues të fotografive dhe ata që janë të dashuruar pas kafshëve.

E vendosur përgjatë brigjeve lindore të lumit Yarra nën urën e Westgate, parku ofron pamje spektakolare në grykën e Yarra dhe horizontin e qytetit.

Ngjyra rozë e liqenit zakonisht zgjat deri në fund të vjeshtës, derisa temperaturat më të ftohta të rivendosin atë në blu.

Pra, ekziston një kornizë kohore në të cilën mund të shihet pigmenti i saj roze si pasoje e temperaturave. Ajo që thuhet eshte se në liqen nuk mund të notohet./DRONI.al

https://www.instagram.com/p/BvgJSMaFKYR/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/BvcuCnKj4uw/?utm_source=ig_embed

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY