Vrasja e Jurgen Kurtit, zbardhen përgjimet e autorëve: “Kur do i marrim...

Vrasja e Jurgen Kurtit, zbardhen përgjimet e autorëve: “Kur do i marrim ato lekët”…

332
0
Shares

Pas arrestimit të tre bashkëpunëtorëve për vrasjen e Jurgen Kurtit, të tjera detaje zbulohen nga hetimet.Sipas asaj që shkruhet në BW, janë zbuluar lëvizjet e 4 të rinjve mbrëmjen e 18 marsit në sheshin ‘Wilson’ në Tiranë.

Pas grumbullimit të kamerave të sigurisë, policia ka nisur fillimisht verifikimin e mjetit që kanë përdorur atentatorët. Nga të dhënat e deritanishme, makina është me dokumente të rregullta në pronësi të personit tjetër të shpallur në kërkim dhe e regjistruar në Fier.

Ka qenë hetimi mbi makinën tip ‘Benz’ ngjyrë gri ajo që ka orientuar më pas policinë për identifikimin dhe kapjen e 3 të rinjve, Elsi Lelendi , Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj. Sa i takon rolit të personave të arrestuar, bazuar edhe nga 50 kamera sigurie të sekuestruara në zonën ku ndodhi atentati, është zbardhur edhe roli i tyre para dhe pas atentatit ndaj Kurtit.

Mësohet se ka qenë 21-vjeçari Elsi Levendi ai i cili ka njoftuar tre të rinjtë e tjerë për lëvizjet e 26-vjeçarit, të cilët më pas e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash pranë banesës. Pas aktit, referuar edhe nga pamjet e kamerave, Levendi u takua me tre autorët e dyshuar në makinën ‘Benz’ në zonën e Komunës së Parisit dhe më pas janë larguar.

Mësohet gjithashtu se gjatë kohës që ishin në përgjim mes njëri-tjetrit të rinjtë kanë folur për një shumë parash që do të merrnin për “punën” e kryer, që rrit dyshimin se ka           qenë vrasje me pagesë.

“Ke folur për ato lekët?”, “Kur do i marrim ato lekët?” Janë këto disa prej bisedave të përgjuara mes tyre.Ata nuk ishin të punësuar dhe ishin vetëm me arsim 9-vjeçar. Policia në momentin e arrestimit u gjeti armën e krimit dhe makinën në banesën e Alesio Berberit, njëri nga të arrestuarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY