VIDEO/10 vjet në NATO, ish-deputeti komenton: Po të shkretit Bamir nuk ja...

VIDEO/10 vjet në NATO, ish-deputeti komenton: Po të shkretit Bamir nuk ja nxirrnin dot kokën diku…

69
0
Shares

Të premten zyrtartisht bëhen 10 vjet që Shqipëria kontribuon me forca ushtarake në Aleancën më të madhe atë të NATO, dukë shënuar kështu një periudhë të gjatë të angazhimit të saj përkrahë aleatëve.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një spot, me anë të së cilit njofton se të premten do të mbahen festime në kryeqytet.

Trupa, armatim, pajisje dhe mjete do të mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza”, ndërkohë që mbi Tiranë do të fluturojnë avionët e NATO-s”,-thuhet në video.

Po ish-deputeti Genc Pollo duke shpërndarë videon, i kujton ministres dhe atyre që kanë përgatitur videon, që kanë harruar të përmendin ata që e bënë të mundur anëtarësimin. Pollo thotë se ajo ndodhi në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike dhe për këtë duhet të përmendeshin Sali Berisha ose  Lulzim Basha, në mos këta të dy që i urrejnë, Bamir Topi.

Shoh vetëm Oltën dhe Edin. Po të shkretit Bamir nuk ja nxirrnin dot kokën diku? Se mirë Salën e Lulin nuk i duan.  Se në 2009 ndodhi, s‘kemi ç‘i bëjmë🤣🤣🤣Gëzuar 10 vjetorin gjithësesi !”,-shkruan ai në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY