Nesër protesta e Opozitës/ Kryemadhi: Po bëhemi gati, zgjedhjet e parakohshme janë...

Nesër protesta e Opozitës/ Kryemadhi: Po bëhemi gati, zgjedhjet e parakohshme janë afër

32
0
Shares

Përpara se të hynte në takimin me strukturat e LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi ka deklaruar për median se tashmë po bëhen përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që sipas saj do të vijnë shumë shpejt në Shqipëri.

Kryetarja e LSI-së tha se ka njoftuar të gjitha strukturat pasi Shqipëria do të hyjë në zgjedhje të parakohshme, e mbi këtë LSI do duhet të bëjë përgatitje.

Kryemadhi i ka bërë thirrje qytetarëve gjithashtu që të vijnë ditën e nesërme përballë parlamentit, atje ku opozita do të protestojë sërish kundër qeverisë dhe pro largimit të Edi Ramës.

“Në mbledhjen e sotme do të diskutojmë dhe për anën organizative të gjithë partisë, po bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme. Jemi të bindur dhe po njoftojmë të gjithë strukturat se Shqipëria shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të pasur një parlament legjitim.

“Vuçiç u tregua më i mençur se Edi Rama dhe më i shpejtë se ai, i shpalli zgjedhjet e parakohshme për të mos e thelluar më tej krizën. Besoj që edhe Partia Socialiste do të reagojë më shpejt, sepse çdo ditë që kalon e thellon më shumë krizën, dhe njëkohësisht rrit edhe më shumë mos përkrahjen e qeverisë së kapur nga një grup kriminal ndaj shqiptarëve.

Protesta e nesërme është vazhdimësi e protestave të shqiptarëve dhe protestat që do të vijnë çdo ditë e më shumë. Ka ardhur koha që politikanët ta kenë frikë popullin dhe jo popullin nga politikanët”-tha Kryemadhi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY