Vrasja e Nardit të Bujtinave, zbardhen dëshmitë e tre të arrestuarve

Vrasja e Nardit të Bujtinave, zbardhen dëshmitë e tre të arrestuarve

200
0
Shares

Ditën e djeshme policia vuri në pranga 3 persona të dyshuar si bashëpunëtorë për vrasjen e Nardit të Bujtinave në Theth.

Policia ndaloi shtetasit Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini si bashkëpunëtorë në vrasje ndërsa shpalli në kërkim shtetasin K.S i dyshuar si autor i vrasjes të Nard Polisë.

Ndërkaq policia vendore e Shkodrës ka marrë në pyetje tre shtetasit e ndaluar, nga ku mësohet se të tre kanë mohuar akuzat ndaj tyre duke thënë se ata nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit.

Policia vendore në njoftimin e saj bëri të ditur se dyshohet se këta persona kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip ‘Audi’ viktimën Nard Polia.

Kujtojmë se Nard Polia u  qëllua me 20 plumba në fshatin Grudë të njësisë Rrethina në Shkodër. Viktima ndodhej në fouristradën e tij kur është qëlluar. Fouristradën, Ferdinand Polia, sapo e kishte marrë nga servisi dhe pak pasi ka dalë prej tij, është qëlluar për vdekje.

Në makinë ai ka qenë bashkë me një person tjetër, punonjësi servisit, ndërsa në drejtim të tij është qëlluar me automatik.

Së fundmi, mësohet se policia po dhe verifikon të kaluarën e viktimës në Itali për të nxjerrë motiv për vrasjen.Nga informacionet bëhet me dije se 32 vjeçari i njohur edhe si Nard Polia, në vitin 2011 bashkë me 8 anëtarë të një grupi kriminal u arrestuan për trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në një lokal nate në Treviso të Italisë.  Nard Polia la pas vajzën 3 vjeçare dhe gruan shtatzënë, sikurse edhe misterin e një ekzekutimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY