Seanca e radhës për Tahirin, çfarë do të kërkojë avokati i tij

Seanca e radhës për Tahirin, çfarë do të kërkojë avokati i tij

55
0
Shares

Ish-ministri Saimir Tahiri do të paraqitet në Gjykatën e Krimeve të Rënda për zhvillimin e një séance.

Pesë ditë më parë seanca u shty për shkak se organi i akuzës nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjerë. Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia ka deklaruar se nëse vazhdon shtyrja e seancave do të detyrohet të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Më 28 shkurt, Prokuroria për krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Sajmir Tahirit në gjykatë. Më 17 Janar të këtij viti, organi i akuzës njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit. Shkak për zgjatjen e hetimeve ishte bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias.

Por ish-ministrit nuk i pëlqeu kjo gjë dhe kështu vendosi të ankimonte vendimin, duke i kërkuar kështu të mbylleshin hetimet sa më shpejt, sepse sipas tij nuk kishte anjë arsye pse hetimet duhet të zgjateshin.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY