Gruaja në Berat var veten, telefonon policinë: Kujdesuni për fëmijët e mi

Gruaja në Berat var veten, telefonon policinë: Kujdesuni për fëmijët e mi

188
0
Shares

Një  ngjarje e pazakontë tronditi opinionin publik, teksa një 41-vjeçare i dha fund jetës së saj duke lënë dhe një amanet të fundit.

41-vjeçarja  nga fshati Molisht në ish-komunën Sinjë, në rrethin e Beratit, nëna e 3 fëmijëve, ka varur veten me litar në kasollen e barit, që ndodhej pak metra larg banesës së saj.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se viktima Merita Filaj 15 minuta para vetëvarjes ka telefonuar policinë në numrin 129 dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.

Patrullat e policisë pas lokalizimit të telefonatës janë nisur drejt banesës së familjes Filaj,  por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Viktima 41-vjeçare, Merita Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Merita jetonte e vetme në një banesë në fshatin Molisht, që ndodhet 3 km e veçuar larg banesave të tjera. Ajo jetonte me 2 vajzat e saj, ndërsa bashkëshorti dhe djali kishin emigruar në Greqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY