DETAJE/Si u larguan nga Rinasi dy vëllezërit indianë të akuzuar për pastrim...

DETAJE/Si u larguan nga Rinasi dy vëllezërit indianë të akuzuar për pastrim parash

78
0
Shares

Detaje të tjera mësohen nga skandali me dy indianët e shpallur në kërkim për mashtrim, të cilët kishin kohë që strehoheshin në Shqipëri. Mësohet se Nitin dhe Chetankumar Sandesara janë larguar nga Rinasi në datën 20 mars.

Mësohet se Chetankumar Sandesara  kishte hyrë në Shqipëri në 1 nëntor 2018, ndërsa Nitin Sandesara më datë 3 mars.

Nitin dhe Chetankumar Sandesara akuzohen në Indi për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve. Pasi kanë mbërritur në Shqipëri, ata kanë krijuar kompani investimesh.

Ndërsa në Shqipëri ata kanë ardhur si investitorë duke ndërtuar pallate në Tiranë dhe resort turistim në Dhërmi. Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për dy shtetasit indianë ka vënë në dyshim funksionimin e institucioneve të sigurisë shqiptare.

Propozimi ka ardhur nga Ministria e Turizimit dhe Mjedisit, për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë.

Edhe pse janë të akuzuar prej për pastrim të parave, një prej shtetasve indian është edhe Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri. I firmosur nga ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vetëm dy ditë para se të shkarkohej nga detyra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY