Zheji për televizionin italian: Rama, piktori që kuron realitetin e shëmtuar shqiptar

Zheji për televizionin italian: Rama, piktori që kuron realitetin e shëmtuar shqiptar

90
0
Shares

Gazetari, autori dhe moderatori i emisionit “360 Gradë” në RTV Ora, Artur Zheji në një intervistë për Tg2, teksa ka komentuar krizën politike në vend dhe përballjen e opozitës me maxhorancën, ka theksuar se në zgjedhjet e vitit 2017 u deformua më shumë se 20% e votës së shqiptarëve

Zheji e ka quajtur Ramën një piktor që kuron realitetin e shëmtuar shqiptar.

Zheji: Këta zotërinjtë e drogës, apo e të gjitha trafiqeve të mundshme janë edhe ata zotërinj që në rastet e fushatave elektorale sjellin më shumë vota dhe të mbajnë në pushtet. Kjo u pa në mënyrën më të bujshme në zgjedhjet e vitit 2017 ku u deformua më shumë se 20% e votës së shqiptarëve. Ne kemi patur në parlamentin shqiptar mbi 10 deputetë nga e majta e Ramës që më vonë u zbulua se kishin precedentë penalë të papranueshëm.

Gazetari: Është transversal ky pushtet përmes edhe ndërhyrjeve politike, qofshin socialistë apo demokratë?

Zheji: Sipas meje, nuk ka asnjë parti politike në Shqipëri që nuk është le të themi infektuar nga virusi i kësaj sëmundjeje. Por ai, unë e them shpesh në emisionin tim, për faktin që Rama është një tip që e pëlqen prefeksionin, është një piktor, shikon detajet, të gjitha gjërat duhet të jenë në një farë harmonie, e ka çuar në perfeksion edhe këtë pjesë të shëmtuar të realitetit shqiptar./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY