“Vjen era instrument partiak”, gazetarja pas deklaratës për lobimin e PD: S’ka...

“Vjen era instrument partiak”, gazetarja pas deklaratës për lobimin e PD: S’ka argument ligjor

51
0
Shares

Pasi Prokuroria doli me një deklaratë ku sqaroi pse u thirr Kryetari Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD, ka ardhur një reagim nga gazetarja Aranita Brahaj.

Brahaj e ka cilësuar deklaratën e Prokurorisë së Tiranës, sa i takon lobimit të PD dhe shpenzimeve në fushatën e 2017-ës, pa argument ligjor.

Në një reagim në rrjetet sociale, gazetarja thekson se asnjë parti nuk mund te deklaroje kontrata qe nuk i ka firmosur vetë si palë kontraktore dhe nuk i ka paguar me llogaritë e saj bankare.

“Kjo deklarata e Prokurorisë për “mosdeklarim pagesash” vjen si shume era e prokurorisë instrument partiak. asnje parti nuk mund te deklaroje kontrata qe nuk i ka firmosur vete si pale kontraktore dhe nuk i ka paguar vete me llogarite e saj bankare.
Ka dhjetëra fakte për penalizim te partive për ceshtje te financimit dhe kontraktimit, por rasti ne fjale është pa argument ligjor, thjesht instrumentalizim i rende i institucionit qe u zgjodh ne parlament nen breshërinë e çizmes”,
shkruan gazetarja.

Kujtojme se mëngjesin e sotëm, kreu i PD, Basha u paraqit në prokurori bashkë me Gazmend Bardhin, ku u njohën me aktet. Pas dëshmisë, Basha kërkoi nga Prokuroria që të bëjë publike letërporositë, ndërsa deklaroi se PD dhe asnjë zyrtar i saj nuk kishte kryer shkelje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY