VIDEO/Lobimi, Basha: Prokuroria të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe...

VIDEO/Lobimi, Basha: Prokuroria të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Anglia

46
0
Shares

Menjëherë pas daljes nga Prokuroria, Basha ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka shpjeguar pse është thirrur ditën e sotme.

Basha tha se janë marrë në pyetje nëse kanë informacione për rrethanat e hetimit, duke shpjeguar dhe njëherë se çështja qëndron tek hetimet për formularët e vetëdeklarimit të KQZ.

Cështja që po hetohet është nëse këto formularë janë mbushur dhe plotësuar ashtu si duhet.

Basha tha se hetimet dhe letërporosia e ardhur nga SHBA dhe Anglia tregojnë se PD nuk ka shkelur ligjin, ndërsa i kërkoi Prokurorisë të japë përgjigjet.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA PARA PROKURORISË

Jemi thirrur sot në prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë, për gjithësecilin prej jush sot këtu dhe, përmes jush, të gjithë qytetarët, se hetimi i hapur tashmë prej një viti e gjysëm bëhet mbi bazën e nenit 190 për çeshtjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Pra çeshtja që po hetohet me kërkesë të Partisë Demokratike, është nëse këta formularë janë mbushur apo jo siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria e cila e aktivizon këtë hetim, sa herë i duhet për nevoja politike.

Ka një vit e gjysëm që ka nisur ky hetim, ka më shumë se gjashtë muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia, të cilat vertetojnë se as Partia Demokratike, as një drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në Britaninë e Madhe.

Ndaj i kam kërkuar prokurorisë dhe ju nxis ju t’i kërkoni t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Pyetje: Kur jeni njohur me letërporositë?

Basha: Sot

Pyetje: Çfarë thoshin letërporositë?

Basha: Unë edhe njëherë ju nxis t’i kërkoni prokurorisë të bëjë publike përgjigjet e ardhura prej më shumë se gjashtë muajsh nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj.

Faleminderit, ditë të mbarë!

LIVE

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 25 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY