Sherr për ofendimin ndaj gruas, shqiptarin e qëllon kunati me thikë në...

Sherr për ofendimin ndaj gruas, shqiptarin e qëllon kunati me thikë në bark

145
0
Shares

Një sherr banal ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Ngjarja ka ndodhur në Itali, ku një 30 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas goditjes me thikë prej kunatit të tij, në moshën 40 vjeçare.

Media italiane nuk bën publike emrat e shqiptarëve, por detajon se kunati 40 vjeçar i shqiptarit kishte ofenduar bashkëshorten e këtij të fundit. Shqiptari është konfliktuar me kunatin, i cili ka marrë një thikë dhe e ka goditur në bark.

I riu ka përfunduar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kunati i tij është arrestuar disa minuta më vonë nga policia dhe do të akuzohet për vrasje në tentativë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY