Pas largimit të Panuccit, ky është formacioni i mundshëm i Kombëtares për...

Pas largimit të Panuccit, ky është formacioni i mundshëm i Kombëtares për ndeshjen e radhës

38
0
Shares

Një shqetësim është dhe me çfarë formacioni do të luaj tani Kombëtarja. Megjithëse Shqipërinë e pret një ndeshje më e lehtë se me Turqinë, pasi këtë herë përballë do të kemi Andorran.

Shqipërisë i duhet vetëm 3 pikë, në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Evin Bulku dhe Sulejman Mema pritet të rikthejnë shpresën e Shqipërisë që sot në mbrëmje do të përballet me Andorrën në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

Sigurisht që me pezullimin e Strakoshës nga ish-trajneri, porta do t’i besohet Etrit Berishës. Në mbrojtje nuk pritet të ketë ndryshime, me Gjimshitin e Ismajlin në qendër e Hysajn e Veselin nga krahët. Në treshen e mesfushës , duke marrë në konsideratë faktin që kërkohet më shumë fantazi ndaj një kundërshtari që do të parkojë autobusin do të aktivizohen Basha-Kaçe-Xhaka.

Formacioni i mundshëm: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli; Basha, Xhaka , Kaçe, Grezda, Uzuni, Sadiku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY