Këlliçi paralajmëron Spiropalin: “Pa Skënderbeun tënd, do japësh llogari për çdo qindarkë”

Këlliçi paralajmëron Spiropalin: “Pa Skënderbeun tënd, do japësh llogari për çdo qindarkë”

72
0
Shares

Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas prononcimit për mediat kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas dëshmisë së dhënë në Prokurori.

Spiropali ka sulmuar Bashën duke e quajtur atë gënjeshtar që Prokuroria ia nxorri në shesh të palarat.

Menjëherë pas kësaj ka ardhur reagimi i kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Sipas tij, Spiropali nuk duhet të marrë në mbrojtje prokurorinë, por të bëhet gati për ti kthyer çdo qindarkë të vjedhur kur drejtonte doganat e vendit.

Postimi i Këlliçit:

“Zonja 5 milionë euro e doganave ose Elisa e Skënderbeut paska marrë në mbrojtje sot prokurorinë. Në fakt Elises i takon tamam sepse me një prokurori të pakapur nga Skënderbeu i saj, Elisa sot do ishte në burg për abuzimet miliona euroshe. Por tik tak, tik tak, ora po vjen që të japësh llogari për çdo qindarkë dhe të kthesh tek qytetarët çdo lekë që u ke marrë me aferat e tua korruptive” .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY