Greva e paralajmëruar në aeroporte, vonesa fluturimesh nëse udhëtoni për në Itali

Ndaje

Mediat italiane kanë shkruar prej disa ditësh për një grevë të paralajmëruar  të transportit ajror. Pikërisht ky ka qënë shkaku pse shumë fluturime nga Italia janë shtyrë.

Lidhur me këtë, ka reaguar dhe Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar i cili ka njoftuar përmes një njoftimi zyrtar çfarë do të ndodhë me linjat e fluturimit.

Të gjithë personat të cilët planifikojnë të udhëtojnë drejt Italisë se mund të krijohen vonesa fluturimesh nga aeroporti i Rinasit, për shkak të grevës të paralajmëruar në aeroportet italiane.

Autoriteti i  Aviacionit Civil u ka bërë thirrje gjithë pasagjerëve të kenë kujdes për shkak të grevës 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00, të paralajmëruar nga sindikatat italiane.

AAC në njoftimin e saj, ka këshilluar pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.

Njoftimi i plotë i AAC:

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë ditën e nesërme 25 Mars drejt Italisë dhe nga aeroportet e saj, që të kenë kujdes pasi sindikatat e punonjësve në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00.

Si pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve.

AAC i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.

Loading...

Leni një përgjigje