FOTO/Haradinaj shkarkon zv.ministren serbe në Kosovë: Deklaratat e saj janë të papranueshme

FOTO/Haradinaj shkarkon zv.ministren serbe në Kosovë: Deklaratat e saj janë të papranueshme

49
0
Shares

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendës ministren serbe të Drejtësisë, Vesna Mikiç.

Sipas vendimit të publikuar, Haradinaj sqaron se shkarkimi erdhi pasi deklaratat e Mikiç janë të papranueshme.

Në qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiç, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiç”, shkruan Haradinaj.

Mikiç në 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve mbi caqet serbe, e kishte quajtur gjenocid mbi Serbinë këtë akt të NATO-s.

“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, ka shkruar Mikiç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY