KOMENT/ Ata erdhen me 24 mars dhe shpetuan shqiptaret

KOMENT/ Ata erdhen me 24 mars dhe shpetuan shqiptaret

51
0
Shares

Nga Tritan Shehu

Si sonte 20 vite me pare mbi kokat tona ne Tirane fluturuan avionet e mesazhit te madh te lirise, te te drejtave, te paqes, te te ardhmes europiane te Rajonit tone, te fundit ne ate te luftrave per hapesira etnike, qe krijuan nje prej mizorive me gjakatare.
Une do ta krahasoja fillimin e bombardimeve te asaj nate 20 vite me pare ne Kosove ndaj makines ushtarake te Milloshevicit, me zbarkimin e madh te aleateve ne Normandi ne lufte me nazizmin.

Kjo pa dyshim jo nga dimensionet ushtarake, por nga vlerat qe mbronte, mesazhi qe transmetonte kudo ne Bote, lirite qe solli.
Pa ate dite te 24 Marsit 1999 jo vetem shqiptaret, por dhe Rajoni i yne nuk do te ishin te lire sic jane sot, pjese apo drejt asaj Aleance te Madhe qe i cliroi, ne rrugetim per ne Europe.

Dhe pa dyshim per te gjithe kete mrekulli unike kudo ne Rruzull per kombin tone ne kete cerek shekulli, ne duhet te falenderojme e tu qendrojme kurdohere ne krah, aleateve tane te medhenj, ShBA e vendeve te tjera kryesore mbeshtetese.
Duhet te dime te mos harrojme kurre tragjedite e teorive “nacionaliste”, ideve te shteteve etnike a kufijeve etnike, duke u fokusuar ne ate qe sjell paqe e stabilitet, tek cvleresimi gradual i kufijeve e diferencave midis nesh gjate procesit te integrimit, per t’i zhdukur a minimizuar ato neser ne Europen e Bashkuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY