Zgjedhjet lokale, konfirmohen kandidatët e PS për 6 Bashki

Zgjedhjet lokale, konfirmohen kandidatët e PS për 6 Bashki

385
0
Shares

Teksa vijojnë punimet në Kongresin e PS, janë zbuluar dhe u zbuluan emrat e 6 kandidatëve për zgjedhjet elektorale të 30 qershorit.

PS zbuloi se në Bashkinë e Korcës për një mandat të dytë, do të jetë sërish kandidat, kryetari aktual Sotiraq Filo, po ashtu konfirmohet Armando Subashi për bashkinë e Fierit, Dritan Leli në Vlorë, si edhe Majlinda Bufi në Roskovec. Ndërkaq për bashkinë e Lezhës PS do të garojë në këto zgjedhje me Pjerin Ndreun.

Mësohet se në Elbasan, në vend të Qazim Sajedinit i cili ka drejtuar qytetin për 3 mandate, socialistët do të zgjedhin prefektnt aktual Gledian Llatja.

Në fjalën para kongresit, kandidatët e rikonfirmuar për Bashkitë folën për projektet e realizuara e për të tjera që pritet të kryhen në të ardhmen.

Kongresi i PS është aktualisht duke u mbajtur ndërsa mund të themi se kemi dëgjuar fjalimet e ministrave deri tani, ndërsa më pas do të bëhet edhe prezantimi i Erion Veliajt për një mandat të dytë në krye të Tiranës.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/325012591537669/?t=2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY